Mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të dhe gjyqtari e pezulloi ndeshjen.
Momente kritike u panë gjatë ndeshjes Udinese-Roma, ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës.
Gjyqtari i ndeshjes vendosi të pezullojë këtë përballje për disa minuta, ku deri në ato minuta rezultati ishte 1-1.
Praying for evan ndicka?? pic.twitter.com/MsBFPod0X9
— ItalianMan?????? (@ItalianManOffic) April 14, 2024
Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën.
Ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij.

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic