Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shofer të moshës 20 vjeçare në fshatin Rakaj të Ferizajt pasiqë i njëjti me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 17:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.”, tha ai.
Sipas njoftimit, ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative, dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.”
Tutje, policia i bën ftesë qytetarët për bashkëpunim.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...