Sigal Prishtina sonte luan finalen e Ballkan Ligës ndaj skuadrës nga Qipro, AEL Limassol.
Ndeshja fillon nga ora 19:30, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje luhet në Qipro, pasi skuadra e AEL Limassol ka fituar të drejtën për të organizuar ‘Final Fourin’ e Ligës Ballkanike.
Këto dy skuadra janë ndeshur edhe dy herë në sezonin e rregullt të kësaj lige, me skuadrën e Sigalit që i ka fituar të dyja ndeshjet.
Teksa në gjysmëfinale Prishtina mposhti Lovcenin kurse AEL-i triumfoi ndaj skuadrës tjetër kosovare, Pejës.
Peja dhe Lovceni do të ndeshen për medaljen e bronztë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...