Madhështia dhe bukuria e alpeve shqiptare ka qenë nën vëmendjen e medias prestigjoze franceze “Le Figaro”.Në një reportazh të gjatë përshkruhet natyra e egër shqiptare dhe mundësitë që ofron për turistët e huaj që kanë pasion ta eksplorojnë atë. Shqipëria është kthyer në një destinacion për aventura me male spektakolare, lugina të egra e lumenj të pazbutur shkruhet në artikull. Në fokus janë Lugina e Thethit dhe e Valbonës që ofrojnë ofrojnë panorama mahnitëse.
Nga një vend i izoluar gjatë komunizmit tashmë Shqipëria është kthyer një vend tërheqës për shumë turistë të huaj.
Po ashtu edhe e përditshmja austriake Kronen Zeitung i ka kushtuar një artikull mundësive turistike të vendit tonë. Sipas Kronen Zeitung, Shqipëria është një vend i vogël që ofron plazhe të bukura me rërë, fshatra të qetë dhe një faunë dhe florë unike. Në shkrim sugjerohet që të vizitohet Kepi i Rodonit, 10 kilometra i gjatë që shtrihet në detin Adriatik, ku gjelbërimi takohet me blunë e detit.
Po ashtu në fokus është edhe kryeqyteti ku ndërthuret modernia me tradicionalen, xhamitë dhe kishat.
Me mjaft interes historik vlerësohet edhe edhe Kruja, ku Skënderbeu kishte kalanë e tij. Qyteti mesjetar me pazarin e tij ofron pamje piktoreske të vendosur në faqen e një shkëmbi mbi fushë./abcnews.al
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas