Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 29-të.
Ky vikend parashikohet të jetë i “nxehtë” pasi tashmë garat në Superligën e Kosovës kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe më të zjarrtë.
Xhiroja e 29-të, nis të shtunën pasdite, ku do të Drita-Liria, Prishtina-Gjilani dhe Feronikeli 74’-Ballkani, ndeshje këto që pritet të prodhojnë duele joshëse pasi që pikët janë të rëndësishme në të tri ndeshjet.
Ndërkaq, dy duelet e fundit të kësaj xhiro, luhen të dielën pasdite, ku ballafaqohen Fushë Kosova-Malisheva dhe Dukagjini-Llapi, kjo e fundit konsiderohet një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj fundjavë pasi që pikët janë jashtëzakonisht të vlefshme për të dy skuadrat me ambicie të ndryshe, klinasit janë në garë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë, derisa llapjanët synojnë fitore për ta mbajtur edhe më tutje kreun e tabelës.
Superliga / Java e 29-të
Të shtunën takohen:
Drita-Liria
Prishtina-Gjilani
Feronikeli 74’-Ballkani
Të dielën takohen:
Dukagjini-Llapi
Fushë Kosova-Malisheva./rtk
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...
Parashikimi i motit për sot
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord