Një objekt energjetik në rajonin jugor të Ukrainës, Dnipropetrovsk, është dëmtuar nga zjarri si pasojë e një sulmi rus me dronë mëngjesin e së premtes, thanë ushtria ukrainase dhe një zyrtar rajonal.
Ushtria ukrainase tha se objekti i rëndësishëm energjetik në rajonin Krivorizka u përfshi nga zjarri pasi mbetjet e dronëve të rrëzuar rusë ranë mbi të, duke shtuar se zjarrfikësit ia dolën ta shuajnë zjarrin.
Shkalla e dëmit nuk mund të vlerësohej menjëherë, tha kreu rajonal Serhiy Lysak.
Të enjten, termocentrali Trypilska, një furnizues i madh i energjisë elektrike për rajonet e Kievit, Çerkasit dhe Zhitomirit, u shkatërrua nga raketat ruse.
Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër, nuk ka t...
“Elijona, dhelpër dinake” – Sasa tregon si e ka parë nga bre...
Numërohen mbi 5% e votave me postë, VV e para, AAK e dyta
Haradinaj: Kapja e Maduros tregon lidershipin e ShBA-së
Mbytet në lumë 44-vjeçarja në Tiranë
Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona