Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, e konsideron të hapur ndeshjen me Barcelonën, pavarësisht humbjes në sfidën e parë me rezultat 2-3, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Enrique, mes tjerash theksoi se nuk është i kënaqur me humbjen, teksa lëvdoi kundërshtarin.
“Nuk jemi të kënaqur me humbjen. Ne dominuam pjesën e parë, por pas golit të tyre pata dyshime. U përballa me një kundërshtar me shumë cilësi. Në pjesën e parë ndryshuam planin dhe ndeshja dukej ndryshe, shënuam dy gola, pastaj Barça vazhdoi të luante shumë mirë”.
“Kishte momente të mira, momente të këqija dhe në fund rezultati nuk ishte i mirë për ne. Mund të kishim bërë më mirë, përgëzoj FC Barcelona”, ishin fjalët e trajnerit të PSG-së, Luis Enrique.
Trajneri spanjoll thekson se ende mund të kualifikohen.
“Nuk kam asnjë dyshim se ne ende mund të kualifikohemi. Të gjithë spekulojnë, por ne, për shembull, ne nuk kemi humbur jashtë në kampionat. Kemi 6 ditë për t’u përgatitur, ndaj ndeshja është ende e hapur”, theksoi ai.
“Nuk u befasova nga Barça, e di që duhet të punojmë kundër presionit të lartë. Kualifikimi do të vendoset nga detajet e vogla, duhet të punojmë për ndeshjen e kthimit”.
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...