Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president në Maqedoninë e Veriut, e që mban pozitën e ministrit të jashtëm të këtij shteti i pyetur për raportet me Qeverinë e Kosovës tha se në nivel institucional janë të mira.
Osmani ka thënë se ka lobuar për Kosovën te pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.
Madje, tha se Greqia veç i ka deklaruar se vendimin për njohje të Kosovës e kanë marrë, vetëm se e presin klimën e përshtatshme politike.
“Lobimin që e kam bërë në pesë shtetet mosnjohëse të BE-së kanë qenë të vazhdueshme. Për shembull me Greqinë kemi arritur deri në pozitë sa Greqia të thotë se ne e kemi marrë vendimin dhe vetëm presim klimën më të mirë politike për ta shpallur. Kjo ka qenë pjesë e përpjekjeve që i kam bërë më Greqinë e Spanjën”, ka deklaruar ai në Pressing.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë