Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e enjte, do të bllokohen për qarkullim katër rrugët kryesore të cilat kyçen në rreth, përkatësisht në hyrje të qytetit për shkak të zgjerimit të punimeve
Sipas njoftimit të komunës, rrugët të cilat do të bllokohen për qarkullim janë rruga “Adem Jashari”, nga stacioni i autobusëve deri te rrethi, rruga “Ibrahim Mazreku”, nga ura e madhe deri te rrethi, rruga “Imer Krasniqi”, nga kyçja me rrugën “Ushtarët e Lirisë” deri te rrethi dhe rruga “Skënderbeu” nga kyçja me rrugën “Hysni Mazreku” deri te rrethi.
“Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të këtyre rrugëve në këtë fazë të punimeve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna ka publikuar një hartë, ku janë shfaqur rrugët alternative që mund të shfrytëzohen, teksa u bë e ditur se rrugët do të lirohen për qarkullim pas përfundimit të punimeve./Arbresh.info/

Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...