Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se një nga kullat e familjes Hajdini në Gjilan po restaurohet.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se punimet janë drejt përfundimit, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë peizazh të mrekullueshëm natyror, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan, gjenden shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini. Punimet janë drejt përfundimit në njërën nga tri kullat që do të restaurohen. Në kullën e Xhelë Hajdinit, e ndërtuar në vitin 1947.”, ka shkruar ai.
“Përveç ruajtjes së dëshmive të së kaluarës, këto ndërhyrje janë një investim për promovimin turistik të zonës. Trashëgimia kulturore vazhdon të jetë prioritet qeveritar.”, shkroi mes të tjerash ministri Çeku./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër