Policia e Shqipërisë ka ndaluar sot një person i cili ishte i përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese në Mirditë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për këtë rast, si dhe ka thënë se grupet kriminale duhet ndjekur këmba-këmbës ditë e natë, përcjell Arbresh.info.
“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit, Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër, Korçë dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë”, ka shkruar Balla në Facebook./Arbresh.info
Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026, kërkesa e ZKA-s...
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim në proce...
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricist...
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...
“Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë” Nëna e argjentin...
“Asesino”, reagimi i nënës së argjentinases në gjykatë pasi ...