Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sadri Zenelin në 25-vjetorin e rënies.
Me anë të në postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte mësues, prijës popullor e komandant lufte.
Gjithashtu, kreu i AAK-së, ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e Zenelit si, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha.
Postimi i plotë:
Mësues, prijës popullor, komandant lufte, i pari në rezistencë e aksione. Ky ishte bashkëluftëtari im Sadri Zeneli, që sot po e përkujtojmë në 25-vjetorin e përjetësisë.
Luftëtarët dhe udhëheqësit e luftës nga Jabllanica e Gjakovës, me trimërinë e guximin e tyre, i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut, duke e ruajtur kështu traditën shekullore të rezistencës dhe përpjekjeve për liri.
Në këtë përvjetor të dhembjes dhe krenarisë, përkujtojmë dhe nderojmë gjithashtu sakrificën e bashkëluftëtarëve, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha.
Sakrifica e tyre, obligon përkushtimin tonë për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike.
Ju faleminderit për shërbimin!/Arbresh.info
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...