Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komisioneren parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj.
Maqedonci e ka uruaj Zeqirajn për detyrën e re.
Sipas Maqedoncit, trajtimi i ankesave nga ana e komisionerit parlamentar, e shton transparencën e institucionit.
Postimi i plotë:
Sot kam pritur në takim komisioneren parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, znj. Remzije Zeqiraj të cilën e urova për detyrën e re në të cilën është zgjedhur.
Gjatë mandatit për të cilin është zgjedhur znj. Zeqiraj do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë në ushtrimin sa më efikas të detyrës së saj. Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të përsonelit ushtarak.
Gjithashtu, trajtimi i ankesave nga ana e komisionerit pralamentar vetëm sa e shton transparencën e insititucionit, në shërbim të së cilit kemi vënë gjithë kapacitetin tonë./Arbresh.info/
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër