Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.
Nëpërmjet një postimin në Facebook, Partia e Serbeve te Kosoves u ka bërë thirrje mos të japin asnjë te dhënë ekipeve, të shmangin dhe të injorojnë plotësisht të gjitha veprimet qe lidhen me regjistrimin e popullsisë,
Ata vlerësojnë se ky nuk është një regjistrim i popullsisë, por dëshira e kryeministrit Albin Kurti për të kuptuar se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.
“Bojkotoni regjistrimin e ardhshëm, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, shmangni dhe injoroni plotësisht të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.”, thuhet në thirrjen e partisë së Jabllanoviqit.
Po ashtu kjo parti ka folur edhe për tarifat e energjisë elektrike në veri të Kosovës.
Ata kanë kërkuar rishikim të faturave.
Nesër, më 5 prill në Kosovë do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.
Regjistrimi i popullsisë parashihet të përfundojë pas më shumë se një muaji, konkretisht më 17 maj.
Në regjistrimin e fundit në Kosovë i cili është bërë para 11 vjetëve ka dalë se Kosova kishte 1.7 milionë banorë.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...