Një nënë 26 vjeçare nga Podujeva ka sjellur në jetë sot katërnjakë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se për nënë dhe fëmijën do të ofrojnë mbështetje financiare, përcjell Arbresh.info.
Ai ka theksuar se nëna dhe fëmijët janë mirë me shëndet dhe po e marrin vetën shpejt.
“Lajm i mrekullueshëm lindja e katërnjakëve nga një nënë e re në QKUK, ky është një bekim i madh për familjen e gëzim për mbarë shoqërinë. Nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën. I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku!”, tha Bulliqi.
“Si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve”, tha Bulliqi./Arbresh.info
Lexo edhe:
26-vjeçarja lind katërnjakë në QKUK, tre djemë dhe një vajzë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...