Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vizituar sot shkollën e mesme në Prishtinë, gjimnazin “Sami Frashëri”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontrollimit të Fakteve.
Hovenier ka pasur një diskutim me nxënësit e kësaj shkolle rreth rëndësisë së kontrollimit të fakteve dhe zhvillimin e mendimit kritik, organizuar nga Ambasada Amerikane në bashkëpunim me Hibrid.info.
Platforma në fjalë thotë se qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë rritja e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së verifikimit të informacionit dhe sfidave që paraqiten nga çrregullimi në sferën mediale.
“Si pjesë e angazhimit tonë, kemi organizuar një aktivitet të veçantë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme ‘Sami Frashëri’, ku Ambasadori Jeffrey M. Hovenier ka pasur një diskutim me nxënësit e kësaj shkolle rreth rëndësisë së kontrollimit të fakteve dhe zhvillimin e mendimit kritik”, ka thënë kjo platformë në njoftimin dërguar mediave.
Ndërkaq, ambasadori Hovenier, në një video-mesazh, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të bëhen “kontrollues të fakteve”./Arbresh.info
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...