Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin shoqëror dhe falënderoi shefen e zyrës, Zicherman, për punën e saj të rëndësishme gjatë misionit në Kosovë, sidomos në fushën e edukimit.
Duke folur për qeverisjen, kryeministri theksoi angazhimin e tij dhe kabinetit të ministrave për shoqëri të barabartë, promovim të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve joshumicë, zhvillimi të gjithmbarshëm dhe arsimim cilësor.
Teksa u diskutua për masat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, kryeministri përmendi suksesin të platformës “SuperPuna” me punësimin e 10 mijë të rinjve e të rejave të grupmoshës 18-25 vjeçare, e cila nga shkurti i këtij viti është zgjeruar edhe për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.
Si një element kyç në realizimin e prioriteteve të Qeverisë dhe projekteve të përbashkëta u konsiderua edhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet ministrive dhe UNICEF-it.
Ky lloj i bashkëpunimit të afërt, u tha se do të vazhdojë të realizohet edhe me shefin e ri në ardhje që pritet të filloi misionin në qershor të këtij viti./Arbresh.info




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...