Në 25 vjetorin e masakrave të kryera nga forcat e armatosura të Serbisë, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Kralan të Gjakovës përkujtoi të vrarët në masakrën ndaj popullsisë civile në këtë fshat.
“Sot në 25 vjetorin e masakrës në lagjen e parë të qytetit të Gjakovës, kujtojmë civilët e vrarë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë. Në këtë lagje civilë moshash të ndryshme nga 2 deri në 75 vjeç, pleq, gra, burra dhe fëmijë, u qëlluan dhe u dogjën të gjallë nga regjimi kriminal serb’, tha ai.
Tutje, ministri tha se asnjëri nga të identifikuarit, eprorë të ushtrisë e policisë serbe si të dyshuar për kryerjen e këtij krimi nuk është dërguar para
drejtësisë.
“Sot e kësaj dite asnjëri nga të identifikuarit, eprorë të ushtrisë e policisë serbe si të dyshuar për kryerjen e këtij krimi nuk është dërguar para drejtësisë, ndërsa nënat, motrat e familjarët e tjerë të viktimave presin me ankth ditën kur do vendoset drejtësia. Gjashtëdhjetë të vrarët më nuk janë mesin tonë por do t’i kujtojmë përjetë dhe nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi për ta’, përfundoi Maqedonci./Arbresh.info
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel