Drejtori i klinikes torakale, Nexhati Jakupi njoftoi se pacienti i cili iu nënshtrua operacionit, tani është në giendje stabile por natën do të kalojë në kujdes intensiv.
Atij si pasojë e plagëve të rënda gjatë ndërhyrjes është dashur t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së djathtë.
“Bëhet fjalë për një pacient 21-vjeçar, me lëndime të marra nga armë zjarri, në pjesën e kraharorit te djathtë. Pacienti ka ardhur ne gjendje shoku, menjëherë është bërë intervenim kirurgjik, është konstatuar lëndim në pjesën e sipërme të mushkërisë se djathtë, është mënjanuar ajo pjesë e mushkërisë. Pacienti për momentin është në gjendje stabile, natën do ta kalojë në kujdes intensiv, në aparat për frymëmarrje”, deklaroi Nexhati Jakupi, Drejtor i klinikes torakale.
I plagosuri tjetër, i moshës 39-vjeçare, është i shtrirë në spitalin e Qytetit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /alsat.mk
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...