Lëvizja Vetvendosje – Qendra në Prishtinë i ka uruar kryetarit të kryeqytetit, Përparim Ramës 1 prillin, ditën e gënjeshtrave.
LVV në Facebook ka publikuar disa fotografi nga premtimet e dhënë nga Rama por të parealizuara, e që sipas LVV-së janë gënjeshtra.
“Sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”. Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit. Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit. Më poshtë mund ti shihni disa premtime të cilat, me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...