Ministri i Bujqëisë, Faton Peci ka qenë në Llaushë të Skenderajt ku është pritur nga Mirsad Rrecaj.
Peci me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se ai u shpreh mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, shkruan Arbresh.info.
“Në Llaushë të Skënderajit më priti Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.”, u shpreh Peci.
Ai tha se serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.
“Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.”, ka thënë minsitri Peci.
Peci u shpreh se krahas përkushtimit i kanë dhënë dinjitetin e munguar me dekada bujqve.
“Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...