Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka uruar që kjo festë të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin.
“Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore. Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.Gëzuar Pashkët”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...