Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka theksuar se të mërkurën cilësia e ajrit ka qenë më e rënduar se ditët e tjera. Sipas kësaj agjencie, gjendje më e rënduar ka qenë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.
“Gjatë ditës së djeshme është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5. Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë”, ka njoftuar AMMK.
AMMK ka sqaruar se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve meteorologjike në të cilat ndodhej vendi.
Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit, sipas agjencisë.
“Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër”, ka theksuar AMMK.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja