Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.
Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërisë.
Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por do të ulen ndjeshëm maksimalet duke u luhatur 3°C minimalja deri në 21°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...