Los Angeles Lakers ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Milwaukee Bucks në udhëtim me rezultat 128-124 pas vazhdimeve në NBA.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 101-101, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa as vazhdimet e para nuk sollën një fitues, u desh të luhej edhe vazhdimi i dytë që të përcaktohej fituesi.
Anthony Davis luajti me double prej 34 pikëve e 23 kërcimesh, kurse super ndeshje bëri edhe i riu Austin Reaves ku plotësoi një triple-double, me 29 pikë, 14 kërcime e 10 asistime.
Me triple-double ndeshjen e përfundoi edhe greku Antetokounmpo ku realizoi 29 pikë, 21 kërcime e 11 asistime.
Teksa 27 sosh i shtoi edhe Lilard, por të pamjaftueshme për të shmangur disfatën nga La Lakers.
Kjo ishte fitorja e 40 për Lakers krahas 32 humbje të cilën ndodhen në pozitën e nëntë në konferencën e perëndimit.
Ndërsa Bucks u njoftuan me humbjen e 26 këtë sezon krahas 46 fitoreve.
Deri në Play-Off kanë mbetur edhe 10 ndeshje./Arbresh.info/
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën