Duke folur në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares franceze, Kylian Mbappe ka ndezur edhe një herë zërat për të ardhmen e tij, me kontratën e sulmuesit me Paris Saint-Germain që skadon në verë.
Sulmuesi francez tha me shaka në prag të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, se po në Spanjë do e shohin pak më shumë.
“Tchouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSG-në luajta kundër Real Sociedad dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Champions League. Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletico Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë”-deklaroi Mbappe./Ss
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...