Takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do të mbahet sot e nesër në mjediset e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, hapja do të bëhet nga Mimoza Kusari-Lila dhe Lukas Mandl, bashkëkryesues të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.
Në vazhdim, pikëpamjet e tyre mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, do t’i paraqesin: Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog; Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim; AnnaCarin Platon, shefe e Sektorit Politik, Ekonomik për Integrim Evropian, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian./rtk
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...