Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.
Osmani u shpreh se në këtë përvjetor, riafirmohet përkushtimi për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë.
“Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejta të njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht”, është shprehur Osmani.
“Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij. Ai bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj i detyrohemi vendosjes së drejtësisë. Veprimtaria e avokatit Kelmendi mbetet trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat. Qoftë i përhershëm kujtimi për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij!”, tha Osmani, njofton Presidenca./Arbresh.info
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt