Vëllaznimi ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e parafundit të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar, me rezultat 97-68.
Ndeshja nga fillimi deri në fund gjakovarët ishin në avantazh, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari ishte Daniel Lekndreaj me double-double monstruoz prej 31 pikësh e 17 kërcime ku shtoi edhe pesë asistime.
Ndërsa lojë të mirë bëri edhe Manigat që shtoi edhe 16 pikë.
Për Istogun me 20 pikë luajti Donat Rexhepi kurse edhe 16 sosh i shtoi Arian Azemi.
Me këtë fitore Vëllaznimi arrin në pozitën e pestë në tabelë, me 12 fitore e 15 humbje, kurse Istogu ka 26 humbje dhe një fitore./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë