Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e tij në shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, tha se kjo epope ishte përgjigja heroike i atdhedashësve në fillimin e luftës në Dukagjin.
“Të ndërtosh një shtet nuk është lehtë. Akoma më vështirë është kur për të ndërtuar shtetin duhet të luftosh dhe të sakrifikosh më të çmuarën, sidomos tani kur konsiderohet se civilizimi njerëzor duhet t’i ketë tejkaluar apetitet megalomane dje i ka pranuar të drejtat dhe vlerat universale mbi të cilat zhvillohen shoqëritë demokratike bashkëkohore. Por ja që leksionet e hidhura tentojnë të përsëriten për çdo dekadë dhe në raste të tilla ndihma përkrahja dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve strategjikë është thelbësore dhe e pazëvendësueshme”, tha Xhaferi.
Ai më tej foli për mbështetjen e ndërkombëtarëve, të NATO-s dhe SHBA-së, duke kujtuar lansimin e parë të raketës, që, sikundër tha ai, duhet të mbahet në mend dhe të nderohet.
“E tillë ishte edhe përkrahja luftarake e NATO-s, e SHBA-së, që më 24 mars të vitit 1999 lansoi raketën e parë që simbolizoi edhe fillimin e sulmeve ajrore në Kosovë e Serbi. Ky është edhe një përvjetor që duhet të mbahet në mend dhe të nderohet”, tha mes tjerash Xhaferi./rtk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit