Ish-futbollisti i njohur brazilian, Robinho u arrestua në Santos (Brazil) pasi STJ (Gjykata e Lartë e Drejtësisë) vendosi që 40-vjeçari duhet të kryejë dënimin me burg në Brazil, për përdhunimin e bërë në Itali.
Drejtësia braziliane ekzekutoi vendimin e STJ-së, ndaj agresori do të vuajë një dënim me nëntë vjet burg pasi u dënua në vitin 2022 në Itali për një përdhunim në grup ndaj një shqiptareje të kryer në vendin transalpin në vitin 2013.
Gjykata Federale e Santosit mori letrën e STJ-së pasditen e së enjtes dhe në orët e para të natës së mbrëmshme lëshoi urdhrin e arrestit.
Robinho arriti të arrestohet dhe më vonë u transferua disa orë më vonë në selinë e Policisë Federale.
BREAKING: Robinho arrested after ex-Man City star ordered to serve nine-year rape sentencehttps://t.co/GDNqnyZHTI pic.twitter.com/3mQXsA7Eja
— Mirror Football (@MirrorFootball) March 22, 2024
Mediat braziliane ishin prezente gjatë arrestimit të ish-yllit të Real Madridit dhe Milanit.
Ndryshe, Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë (STJ) vetëm dje mori një vendim që Robinho duhet të arrestohet dhe të vuajë dënimin në Brazil.
Nëntë nga 11 gjyqtarë votuan për dënimin, duke përmendur se nuk donin të shpërthente një skandal diplomatik midis Brazilit dhe Italisë. /Telegrafi/
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë