Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjet e reja.
Krasniqi i ka bërë të ditur Kurtit se prej nesër nënshkrimet e partisë që ai drejton (PDK-së) janë gati, përcjell Arbresh.info.
“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin””, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot, kryeministri Kurti ka deklaruar se është në gjëndje të ndihmoj opozitën për të shpërndarë Kuvendin.
Thirrjes së Kurtit i është përgjigjur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti i gatshëm ta ndihmojë opozitën për të shkuar në zgjedhje
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Nëse je dorëzuar, ofro dorëheqjen
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit