Kryeministri hungarez, Viktor Orban është i fundit që i ka dërguar urime Vladimir Putinit për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet në të cilat ai kandidoi pothuajse pa kundërshtarë.
Agjencia shtetërore e lajmeve MTI raportoi se Orban i dërgoi urimet e tij në një letër udhëheqësit rus dhe tha se lidhjet midis vendeve të tyre ishin “të bazuara në respektin reciprok, duke lejuar diskutimin e çështjeve të rëndësishme edhe në situatën aktuale shumë të vështirë gjeopolitike”, shkruan SkyNews transmeton Arbresh.info
Të hënën, Putin pretendoi një fitore gjithëpërfshirëse dhe një mandat të pestë rekord në detyrë në një zgjedhje ku fitorja nuk ishte kurrë në dyshim.
Ai pretendoi se rezultati tregoi se populli rus kishte “besim” dhe “shpresë” tek ai, por shumë liderë perëndimorë e kanë dënuar atë si një “mashtrim”.
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...