Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendet e BE-së duhet të vendosin të përdorin t ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë dhe municione për Ukrainën.
“Këto para së gjithash duhet të përdoren për të blerë armë dhe municione që Ukrains i duhen për të mbrojtur veten,” tha Scholz përpara një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel.
Scholz shtoi se ishte optimist për bashkimin e liderëve për këtë temë.
“Jam shumë i sigurt se ne po i dërgojmë një sinjal shumë të qartë Putinit. Ai ka bërë një llogaritje të gabuar nëse beson se ne nuk jemi në gjendje të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme.
Dhe përdorimi i t ardhurave sht një komponent i vogël por i rëndësishëm”, tha ai./abcnews.al
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz