Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, Mary Ann Hennessey.
“Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij në OKB, bashkëpunimin e tij me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Tutje KFOR përsëritë se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...