Bernardo Silva vazhdon formën e mirë tek Manchester City edhe këtë sezon.
Futbollisti portugez ka qenë vendimtar në ndeshjen e fundit të Cityt ndaj Newcastle në Fa Cup, ku citiziens u kualifikuan në gjysmëfinale të FA Cup.
Silva realizoi dy golat e Cityt në atë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Pas grumbullimit me kombëtaren Silva në një intervistë foli rreth të ardhmes së tij dhe rikthimit tek Benfica.
“Sa larg jam nga kthimi te Benfica? Unë mendoj se njerëzit janë pak të lodhur nga kjo pyetje. Ka kaluar shumë kohë. E sigurt është se do të rikthehem, nuk e di kur, është e vështirë ta caktosh kohën dhe të them nëse është pas dy vitesh, pas tre vitesh, apo nëse do të jetë vitin e ardhshëm”, tha Silva.
“Por e kam thënë disa herë dhe mendoj se njerëzit lodhen duke e dëgjuar; pa dyshim që për mua është një qëllim karriere rikthimi te Benfica”, u shpreh Silva.
Bernardo Silva këtë sezon ka nëntë gola dhe pesë asistime në 34 ndeshje këtë sezon./Arbresh.info/
Sërish tërmet në Shqipëri, me magnitudë 3.3
Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet si...
Osmani në takim me emisarin norvegjez: Kosova të bëhet sa më...
Turqia i kërkon Iranit dhe Izraelit të respektojnë armëpushi...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuare pë...
PDK dorzon në Gjykatën Themelore padinë për anulimin e vendi...