Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar dy shoferë në Gjilan, për mos respektim të shpejtësisë.
Siç njofton policia, në njërin rast në vendbanim në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h kundërvajtësja është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dymbëdhjetë (112) km/h.
Policia bën të ditur se të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.
Ndërsa, në rastin e dytë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h kundërvajtësi është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, bëhet e ditur në njoftim.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Policia bën të ditur se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...