Më 18 mars 1949, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO.
Aleatët theksuan se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurisë. Ata u dakorduan që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të NATO-s do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre.
Kundërshtarët e kësaj ideje theksuan se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë.
Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...