Një person është therur me thikë në orët e para të së shtunës në Podujevë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 16.03.2024 – 02:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës