Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti “ia ka dhënë të mbrapshtën” Kosovës.
Deputeti i LDK-së ka, përmes një Facebook, ai ka thënë se në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel – ta i edhe për dinarin.
“Mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”.
Postimi i plotë:
Në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel.
Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë.
Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut./Arbresh.info/
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...