Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova po udhëhiqet nga një avanturierësh.
Sipas saj në një kohë kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjëshme, pa ide e pa vizion.
Çitaku shton së Kosova është me e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit.
Reagimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Në një kohë kur bota po përballet me turbulenca të mëdha, Kosova po udhëhiqet nga një kastë avanturierësh.
Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjëshme, pa ide e pa vizion.
Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellur në një teren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite.
Pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendëshëm, si në politikën e jashtme.
Mbajtja sa më parë e zgjedhjeve parlamentare tashmë është jo vetëm kërkesë, por domosdoshmëri.
Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit./Arbresh.info/
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...