Policia e Kosovës, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Prizren, në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, kanë ndërmarrë disa aktivitete duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtëse në trafik.
Në kuadër të këtij aktiviteti, me datën 13.03.2024, janë shqiptuar 42 gjoba kundërvajtëse për ngasësist e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Identifikimi i automjeteve me xhama të errësuar
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë të atyre kundërvajtësve të cilët janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.
Në kuadër të këtij aktiviteti me datën 13.03.2024 janë shqiptuar dyzet e dy (42) gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdoj me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...