Me qëllim të promovimit të kompanive kosovare, rritjes së investimeve, si dhe rritjes së gamës së produkteve për eksport në tregjet ndërkombëtare, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse, i fton bizneset vendore për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit në Kranjska Gora të Sllovenisë, që do të mbahet me 22 mars 2024.
Sipas njoftimit, ky forum, si fokus të veçantë do të ketë realizimin e takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe bizneseve sllovene, përmes bashkëpunimit me agjencinë homologe sllovene për zhvillim të biznesit ‘’Spirit Slovenia’’.
Detajet i gjeni në linkun: https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,781
Afati i fundit për aplikim është deri më datën 18.03.2024, në orën 12:00, në këtë e-mail adresë: [email protected] .
/Arbresh.info/
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...