Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se fondacioni i tij për muajin e shenjtë të Ramazanit organizon iftarin masiv në Hajvali, nga sot deri në përfundim të Ramazanit.
Sipas Pacollit, pjesëmarrja është e lirë për të gjithë pa asnjë procedurë paraprake, përcjell Arbresh.info.
Iftari masiv do të mbahet në sallën e tenisit të qendrës “Diamond Rezidenc” në lagjen Hajvalia në Prishtinë.
“Te nderuar miq Fondacioni Behgjet Pacolli organizon, nga sot e deri ne fund te Ramazanit organizon IFTAR masiv ne HAJVALI. Ju ftojme te ndani me ne gezimin e Iftareve. Pjesemarrja eshte e lire, per te gjithe ( edhe familjarishte) pa asnje procedure paraprake.Ju presim ne Hajvali, ne hallen e Tenisit te qendres DIAMOND rezidence”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik