Sot, Rusia po mban votimet e hershme për zgjedhjet presidenciale në qytetin e Donetskut, në rajonin e kontrolluar prej saj në lindje të Ukrainës.
Në dhjetor 2023, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale nga datat 15-17 mars, që përfshin votime edhe në 4 rajone të Ukraninës, që Rusia pretendon se janë territor i saj, që prej vitit të kaluar.
Ukraina ka deklaruar se votimet për zgjedhjet ruse në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson do të jenë të pavlefshme dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë ligjërisht çdo vëzhgues që dërgohet për të mbikqyrur procesin zgjedhor.
Aftësia e Moskës për të mbajtur zgjedhjet në atë që ajo i cilëson si “territore të reja të saj” ka një rëndësi politike për Kremlinin.
Por procesi paraqet sfida logjistike dhe sigurie sepse trupat ruse kontrollojnë pjesërisht 4 rajonet.
Në zonat që kontrollohen nga Moska po zbatohet ligji ushtarak.
Aneksimi nga Rusia i katër rajoneve në lindje të Ukrainës në shtator të vitit 2022 është konsideruar i paligjshëm nga Ukraina dhe shumica e vendeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./voa/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në