Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra të shtunën mbrëma në Bielefeld të Gjermanisë.
Sipas mediumit gjerman NiUS, Nimani u qëllua gjashtë herë me armë zjarri duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, transmeton Arbresh.info.
Sipas dëshmitarëve, Nimani ishte ulur me një grup prej katër deri në gjashtë burra në një kafene atë mbrëmje ndërsa dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.
Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar, të cilët raportohet se kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një motor (skuter).
Siç bëjnë me dije policia dhe prokuroria nuk ka rrezik për palët e treta të papërfshira në këtë incident, që ka përfunduar me vrasje.
Policia thekson se hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.
Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri një herë në vitin 2013. Në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld./Arbresh.info
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...