Një person është arrestuar dje në Gjilan pasi kishte sulmuar dy zyrtarë policor të cilët po e transportonin për tretman mjekësor, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari paraprakisht ishte dërguar në stacionin policor lidhur me një rast, shkruan Arbresh.info.
Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Esat Berisha, Gjilan / 09.03.2024 – 21:40. Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes