Dosja për dhunën në familjen mbretërore tashmë i ka kaluar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila do të kryej hetime të thelluar për të zbuluar personin i cili shpërndau videon, një provë e dorëzuar nga Princ Leka tek strukturat policore.
Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP-së këtë të shtunë ku është marrë një pyetje për përplasjet me ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia.
Publikimi i videos solli reagime të shumta në opinion publik. Menjëherë përmes një reagim, policia e Tiranës u distancua nga publikimi i kësaj video duke u shprehur se nuk ka dalë nga strukturat policore.
Ndërsa materiali kallëzues i depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm rezulton se zarfi ku ishte e administruar prova të mos ishte i hapur./euronews.al
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...