Në Shqipëri, 629 vajza dhe gra denoncuan dhunën në polici vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024.
Këto shifra mendohen të jenë edhe më të larta.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u bëri apel të gjitha grave të denoncojnë dhunën.
“Të vëmë në dispozicion apartamente të cilat kemi konfiskuar dhe vazhdojmë të konfiskojmë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni për t’i vënë në dispozicion të vajzave dhe grave të dhunuara”, tha Balla.
Deklaratat u bënë në një ceremoninë e ngritjes së Observatorit për Femicidet pranë Avokatit të Popullit.
“Gjatë viti 2023 përsëri 12 gra dhe vajza humbën jetën dhe kishim dhe 5 vrasje që mbetën në tentativë”, tha Ballanca.
Me rastin e 8 Marsit, dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një aktivitet në kryeqytet ku fokusi ishte tek gratë sipërmarrëse zejtare.
“Duhet të kuptojmë që është shumë e rëndësishme sepse nuk është një zanat apo mjeshtëri që do të jepte të njëjtat rezultate nëse ju do të lëviznit nga Shqipëria”, tha ministri Gonxhe.
Duke shprehur mbështetjen e plotë të institucionit që ai drejton, Gonxhe premtoi se mbështetja financiare për këtë kategori nuk do të mungojë./tvklan
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...