Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Shkup, Ziadin Sela ka uruar mësimdhënësit me rastin e festës të 7 marsit.
Sela ka thënë se heronjtë e parë janë mësuesit për të gjithë njerëzit, dhe sipas tij, ata na ndriçojnë të ardhmen.
“Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor.
Janë më të dashurit, kujtimi më i bukur i jetës, heronjtë e parë për të gjithë ne.
Të dashura mësuese e mësues,
falemnderit për çdo mund tuajin, për ne dhe për gjeneratat e reja.
Urime 7 Marsin, Ditën e Shkollës shqipe!”, shkruan Sela./Arbresh.info/
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...